Jo vetëm Delap e Gittens, Chelsea do të transferojë edhe një sulmues gjatë verës

29 qershor 2025 | 13:16

Pasi ka finalizuar transferimin e Jamie Gittens nga Borussia Dortmund, Chelsea tashmë po e përqendron vëmendjen te objektiva të rinj në afatin kalimtar veror.

Sipas Fabrizio Romano, londinezët janë të përfshirë seriozisht në garën për të nënshkruar me sulmuesin brazilian të Brighton, Joao Pedro.

Chelsea e kishte shprehur interesin për lojtarin që në fillim të muajit, por fillimisht fokusi ishte te një sulmues dhe një anësor i majtë si përparësi.

Tani që kanë siguruar Gittens dhe Liam Delap, londinezët po hyjnë fuqishëm në garë për Joao Pedron, duke sfiduar Newcastle, që kanë qenë të angazhuar prej javësh për ta transferuar atë.

Joao Pedro pati një sezon mjaft të mirë në Ligën Premier, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 7 asiste në 30 ndeshje.

Brighton nuk është e gatshme ta lëshojë lehtë sulmuesin 22-vjeçar dhe kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e tij.

Për të financuar transferimin e mundshëm të brazilianit, Chelsea pritet të shesë sulmuesin Nicolas Jackson ku interesimi për të nuk mungon. /Telegrafi/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar…