Jo vetëm rryma, nga 1 janari në Kosovë pritet edhe shtrenjtimi i faturave të ujit

12 dhjetor 2025 | 16:30

Rritja e tarifave të rrymës tashmë është bërë normale në vitet e fundit.

Por, qytetarëve të Kosovës do ju shtohet edhe një barrë ekonomike në vitin 2026.

Çmimi i tarifave të ujësjellësit pritet të shtrenjtohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në një përgjigje për “lajmi.net”, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka thënë se janë në shqyrtim të aplikacioneve tarifore.

“Lidhur me pyetjen tuaj për përqindjen apo lartësinë e rritjes së tarifave për KRU-të, ju njoftojmë se ARrU-ja është aktualisht në proces të analizës dhe shqyrtimit të aplikacioneve tarifore. Në momentin kur procesi i vlerësimit të aplikacioneve tarifore përfundon, ARrU-ja do të nxjerrë vendim për urdhëresat tarifore për periudhën 2026-2028, të cilat do të jenë gati dhe do të publikohet më 31 dhjetor 2025”, është thënë në përgjigjen e ARrU-së.

Ende nuk dihet se sa mund të jetë rritja e tarifave, por siç po raportohet mund të shkoj deri në 40 për qind. Më 31 dhjetor ARrU-së do të dal me një vendim për rritjen e tarifave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IES Football Observatory ka publikuar analizën e fundit mbi lojtarët…