Joan Mir kampion në MotoGP

15 nëntor 2020 | 16:32

Motoçiklisti i Suzukit, Joan Mir, e ka fituar titullin e kampionit në serinë MotoGP. Spanjollit Mir i ka mjaftuar pozita e shtatë në garën në Valencia sot, për ta siguruar titullin e kampionit. Ai është motoçiklisti i parë i Suzukit në dy dekada që e fiton titullin e kampionit.

Mir nisi garën me një epërsi prej 37 pikëve ndaj rivalit më të afërt dhe ka arritur ta mbajë epërsinë. Ai është bërë motoçiklisti i parë i Suzukit, pas amerikanit Kenny Roberts Jr., në vitin 2000, që e fiton titullin e kampionit në MotoGP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në varrezat e qytetit të Istogut të dielën i është…