Joao Felix transferohet te Al-Nassr, Chelsea përfiton deri në 50 milionë euro

29 korrik 2025 | 15:24

Chelsea ka konfirmuar largimin përfundimtar të Joao Felix, i cili ka nënshkruar kontratë të përhershme me klubin saudit Al-Nassr. Klubi londinez ka përfituar 30 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa 20 milionë euro të tjera mund të arkëtohen në formë bonusesh të varura nga paraqitjet dhe sukseset e lojtarit. “Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka firmosur me Al-Nassr”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

“Reprezentuesi portugez bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në ‘Stamford Bridge’ nga Atletico Madrid”. Ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit 2024/25 në huazim te Milani, përpara se të largohej përfundimisht nga “Blutë”. Joao Felix tani do të luajë në Ligën Profesionale Saudite, përkrah emrave të njohur si Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane. Chelsea e falënderoi për kontributin dhe i uroi sukses në aventurën e tij të re me Al-Nassr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është mburrur…