Jonas Brothers reflektojnë ndarjen e tyre dhe ribashkimin e mundshëm

26 prill 2019 | 16:14

Jonas Brothers janë përzgjedhur si personazhet e kopertinës së revistës “Billboard” për këtë muaj, ku edhe e kanë dhënë intervistën e tyre në lidhje me historikun e grupit të tyre.

“Të gjithë donim të krijonim diçka për veten dhe po mundoheshim ta shtynim përpara këtë ide. Po kalonim nëpër emocione dhe pa i dhënë zemër punës. Mënyra se si komunikuam me njëri-tjetrin nuk ishte e shëndetshme më”, u shpreh Joe.

Ndërkaq, Nick, në lidhje me idenë e ribashkimit të tyre më 2017-n tha: “Është një magji ndryshe kur jemi bashkë, që unë nuk e prisja. Kështu që fillova t’i shpërndaj ca këngë të Jonas Brothers në setin tim”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo DiCaprio do të jetë protagonisti i filmit “Nightmare Alley”,…