Jozi shfaqet nga Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz

19 prill 2025 | 09:18

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të ashpra të publikut.

Bllokimi erdhi menjëherë pas incidentit të bujshëm gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin në një moment të papritur, të transmetuar drejtpërdrejt në ekran. Ky veprim shkaktoi një valë kritikash dhe frustrimi nga publiku shqiptar, duke sjellë edhe pasoja në praninë e tij digjitale. Sidoqoftë, Jozi nuk vonoi shumë dhe pas rikthimit të profilit, publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihet pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Ai mban në kokë një plis të bardhë, i cili është stampuar me shqiponjën dykrenare – një simbol i fortë i identitetit kombëtar shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar i kantonit të Bernit, Korab Reshiti, ka bërë…