“Ju dua”, me një fotografi me gruan Rama falënderon qytetarët për besimin
09 nëntor 2025
| 21:36
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili sipas rezultateve preliminare do do të drejtojë edhe për katër vjetët e ardhshme ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
Rama ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e tij, Kristalen.
“Faleminderit Prishtina !Ju Dua
”, ka shkruar Rama.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Përparim Rama i LDK-së prin me 51.54%, kurse Hajrulla Çeku i VV-së renditet i dyti me 48.46.



