Justin Bieber dhe Hailey zbulojnë sekretin e tyre

07 shkurt 2019 | 23:09

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë një ndër çiftet e reja të sapomartuara në Hollywood.

Sa herë përmendet emri i tyre, vëmendja është e madhe sidomos nëse flitet për lidhjen që kanë.

Së fundmi, Hailey dhe Justini ka dhënë një intervistë për revistën “Vogue” ku kanë zbuluar një sekret, i cili ka befasuar publikun.

Ai kishte një problem me seksin dhe kur nisi lidhjen me Hailey-n në qershor të 2018-s kishte vendosur që të mos kryente marrëdhënie deri në martesë.

Justini ka treguar se bindjet e tij fetare e bindën që të hiqte dorë nga marrëdhënia derisa të gjente femrën me të cilën do të lidhte jetën e tij.

“Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla. Por sepse ai po përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet. Unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Femrat dhe meshkujt e bëjnë këtë. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë. Dhe unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n. Shpërblehesh për sjelljete mira”, ka thënë Justini për “Vogue”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, gjatë fjalimit të…