Juve arrin marrëveshje me Barçën për transferimin e Arthurit

24 qershor 2020 | 12:43

Është arritur marrëveshja në mes të Barcelonës dhe Juventusit për kalimin e mesfushorit Arthur në Torino.

Lajmi është konfirmuar nga “Sky Sport”, që shkruan se italianëve u ka kushtuar plot 80 milionë euro ky operacion. Thuhet se të dyja klubet kanë rënë dakord dhe shumë shpejt mesfushorin brazilian do ta shikojmë me bluzën bardhezi. Artur pëlqehet shumë nga trajneri Maurizo Sarri i cili dëshiron ta ndërtojë mesfushën rreth brazilianit dhe e donte me çdo kusht te ekipi i tij.

Raportohet se marrëveshja është arritur dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi. Gjithashtu, raportohet se të dyja palët po punojnë që të mbyllin gjithçka rreth këtij transferimi brenda 30 qershorit, me lojtarin që do të kalonte në Itali pas përfundimit të sezonit aktual.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një…