Juve pa problem e mposhti Bolognan

17 dhjetor 2017 | 17:19

Juventus nuk e ka pasur të vështirë të kalojë Bolognan. Ishte një sfidë që parashikohej të fitohej nga vizitorët dhe ashtu ndodhi.

Me këto tri pikë të grumbulluara pas fitores së pastër 3-0, Juventus kalon Inter në renditjen e Serie A duke iu afruar Napolit që kryeson kampionatin.

Sfida filloi menjëherë me dominimin e miqve të cilët arritën të shënonin në minutën e 27’ me Miralem Pjaniq. Një goditje standarde e ekzekutuar në mënyrë të përsosur nga boshnjaku, por edhe portieri i Bolognas mund të kishte bërë më shumë. Përpara pushimit Juve dyfishon rezultatin me Mandzukiq, i cili pasi futet në zonë godet bukur duke mundur për të dytën herë portierin.

Që aty u duk një ndeshje e fituar pasi Bardhezinjtë asnjëherë nuk kanë humbur një ndeshje ku ka shënuar kroati. Pas pushimit ishte edhe Matuidi ai që shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve me një gol të shënuar nga distanca në minutën e 64-t. (Telesport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është rreshtuar krah komisionerit për…