Juve pëson humbje edhe nga Monza

18 shtator 2022 | 17:19

Juventusi e ka përjetuar humbjen e parë sezonale në Serie A duke pësuar në udhëtim te Monza me rezultat 1-0. Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte gol në pjesën e parë dhe shkuan në pushim me shifrat identike.

Në këtë pjesë të lojës, Angel Di Maria u përjashtua me karton të kuq (40’) pasi e goditi me bërryl një lojtar kundërshtar.

Inferioriteti numerik në fushë ua pamundësoi “Bianconerëve” që të tregoheshin të rrezikshëm në gjysmën e dytë të takimit.

Për më shumë, ata pranuan gol Christian Gytkjaer (74’), i cili pranoi një top nga Patrick Ciurria, gjeti hapësirë dhe realizoi.

Kjo ishte humbja e parë e Juventusit në Serie A që numëron edhe dy fitore dhe katër barazime, dhe qëndron në kuotën e 10 pikëve. Për Monzan është vetëm fitorja e parë e këtij edicioni, ndërsa ka arritur edhe një barazim dhe pesë humbje, ashtu që ka arkëtuar katër pikë deri më tani.

 

https://twitter.com/i/status/1571509479081926660

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mbyllur dy takimet e ditës së sotme në kuadër…