Juventusi nis bisedimet me Luciano Spallettin

27 tetor 2025 | 16:29

Luciano Spalletti është emri në krye të listës së Juventusit për zëvendësuesin e mundshëm të Igor Tudorit, i cili u shkarkua nga posti i trajnerit të hënën, dhe sipas “Football Italia”, tashmë ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë mes “Bianconerëve” dhe ish-trajnerit të kombëtares italiane.

Juventusi u nda me Tudorin të hënën në mëngjes, pas një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore në asnjë kompeticion dhe katër ndeshjesh pa shënuar asnjë gol.

Ndeshja e fundit e kroatit në stol përfundoi me humbjen 1-0 ndaj Lazios në “Stadio Olimpico” të dielën mbrëma.

Lajmet më të fundit tregojnë se tashmë ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë midis Spallettit dhe përfaqësuesve të Juventusit.

Një ndërmjetës është i përfshirë dhe klubi ka dhënë miratimin për të vazhduar negociatat me Spallettin.

Spalletti ka shprehur gatishmërinë e plotë për të marrë drejtimin e Juventusit dhe kërkon një kontratë 18-mujore.

Megjithatë, ai do të ishte i gatshëm të pranonte edhe një marrëveshje deri në fund të sezonit 2025-26, me opsion për ta zgjatur edhe një vit tjetër.

Trajnerë të tjerë që janë përmendur si alternativa për këtë detyrë, si Raffaele Palladino dhe Roberto Mancini, mbeten ende opsione rezervë për “Zonjën e Vjetër”.

Juventusi shpreson të arrijë marrëveshje me Spallettin, por ende duhet të dakordësojnë detajet përfundimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i departamentit të përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit,…