Juventusi refuzoi ofertën e Evertonit për Zhegrovën, Spalletti e do si zëvendësues të Conceicaos

01 shkurt 2026 | 14:53

Kur jemi në fund të afatit kalimtar të janarit dhe me ekipet duke bërë llogaritë e fundit, ekipi anglez Everton, mësohet se u interesua për Edon Zhegrovën.

Siç mëson “The Athletic”, Everton bëri kërkesë për ta huazuar mesfushorin sulmues të Kosovës, por drejtuesit e Juventusit e refuzuan menjëherë këtë ofertë.

Zhegrova sipas “The Athletic”, është i vlefshëm për trajnerin Luciano Spalleti për ta zëvendësuar portugezin Francisco Conceicao.

26-vjeçari nga Prishtina ka pak minuta në këmbë te Juventusi në xhirot e fundit andaj edhe impakti i tij është i mangët për dallim me cilësitë dhe angazhimin që e kishte te Lille.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se deri…