
Juventusi synon transferimin e Adeyemit
15 maj 2025
| 12:29
Synimi kryesor i Juventusit është Karim Adeyemi, sulmuesi i shpejtë i Borussia Dortmundit.
Sipas “Tuttosport”, klubi torinez ka qenë shumë pranë afrimit të Adeyemit që verën e kaluar, duke arritur një marrëveshje parimore me përfaqësuesit e lojtarit, por Dortmundi vendosi të bllokojë transferimin në momentet e fundit.
Në janar ishte Napoli që tentoi ta rrëmbejë sulmuesin, madje duke gjetur edhe një marrëveshje me klubin gjerman, por vetë lojtari refuzoi ofertën, duke sinjalizuar se dëshiron të transferohet vetëm te Juventusi. Adeyemi, i cili fiton 3 milionë euro në sezon, shihet si një investim i përballueshëm financiarisht për klubin italian.