
‘Ka përendu koha e banditave’ – Kështu shkruante në ‘Facebook’ asamblisti i LV-së që u kap me drogë në Shqipëri
15 gusht 2023
| 12:18
Asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci është arrestuar nga Policia e Shqipërisë për përfshirje në kontrabandë të drogës.
Sipas policisë shqiptare, Mujeci ishte pjesë e grupit të cilëve iu kapën 11 mijë doza ekstazi me vlerë gati 500 mijë euro.
Mujeci si aktivistit dhe asamblist i LV-së duket se ka qenë mjaft aktiv në “Facebook”.
Më herët ai kishte shkruar se “koha e banditëve ka përfunduar”.
“Dojnë mu tranu… S’ka pushtet edhe ma keq keni me kalu në të ardhmen. Ka perendu koha e banditave..”, kishte shkruar Mujeci më 13 korrik 2023.

Mediet në Shqipëri: Asamblisti i LV-së në Prishtinë kapet me mbi 11 mijë doza ekstazi në Tiranë