Kaçaniku bëhet gati për realizimin e projekteve për vitin 2019

28 janar 2019 | 14:08

Kryetari i Komunës së Kaçanikut,  Besim Ilazi dhe nënkryetari Ylber Bajra kanë takuar të hënën ekzekutivin komunal në kuadër të  mbledhjes së fillimjavës.

Në këtë mbledhje, nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave është bërë me dije se kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë ditëve të kaluara ka qenë në terren dukë bërë pastrimin e rrugëve nga bora.

Po ashtu  është bërë me dije se të gjitha rrugët në Kaçanik janë të kalueshme, por vështirësi qarkullimi janë paraqitur në zonat më të thella malore.

“Gjatë ditës së diel kompania ka intervenuar edhe në fshatin Gjurgjedell, ku për shkak të erërave janë formuar edhe ortekë të borës, e me këtë rast ka intervenuar kompania. Në vendet me ngrica dhe të rrezikshme është hedhur kripë dhe zhavorr. Edhe në këto momente kompania e kontraktuar nga komuna është në terren”, ka njoftuar Komuna e Kaçanikut.

Ndërkohë, nga Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit është theksuar se janë duke bërë përgatitjet finale të pasqyrave financiare vjetore për vitin 2018. Në mbledhje është bërë me dije  se janë duke u bërë përgatitjet e planeve dhe projekteve që do të realizohen gjatë vitit 2019.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të homologut të tij, ministrit të Zhvillimit Administrativ,…