Kadastra, cila parti politike guxon ta zgjidhë këtë problem?

20 shtator 2019 | 14:07

Shkruan: Dr. sc. Përparim Ameti

Problemi i pronave dhe definimi i titullarëve të pronësisë është një problem shumë i madh dhe i ndjeshëm si ne Kosove gjithashtu edhe në vendet me një të kaluar komuniste. Është një nevojë emergjente krijimi i një kadastri multifunksional i cili do të përmbante gjendjen me të fundit të së drejtës mbi pronën e paluajtshme dhe i cili do të ofrojë shërbime cilësore qytetarëve dhe investitorëve të mundshëm. Vetëm përmes këtyre sistemeve është e mundshme që të mënjanohen parregullsitë në menaxhimin ligjor dhe lokalizimin e saktë të çdo parcele dhe objekti tjetër kadastral.

Kosova duhet të bëjë hapa konkret në krijimin e një agjencioni kadastral centralist i cili jo vetëm që është kusht për inkuadrim në BE, por është edhe kusht shumë i rëndësishëm në investimet nga jashtë dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
Përmes një institucioni të tillë të papolitizuar, do të mund të zgjidheshin problemet pronësore në mënyrë profesionale dhe do të krijoheshin kushtet për krijimin e një sistemi modern kadastral që do të garantonte të drejtat mbi pronat e paluajtshme dhe funksionimin e qëndrueshëm të hipotekizimit të këtyre pronave për qëllim kreditimi dhe garantimi bankar.
Sistemi bankar modern i njeh vetëm hipotekat të cilat ofrohen nga një sistem i sigurt kadastral me evidencë të saktë mbi titullarin dhe hapësirën gjeografike të palujtshmerive.

Subvencionimi i fermerëve është shumë i vështirë në rastet kur titullarët faktik nuk përputhen me titullarët ligjor. Pra në Kosovë rreth 90 për qind e “fletëve poseduese” nuk janë të pronarëve aktual por janë nen emrat e individëve të një kohe të viteve të ‘70-ta apo ‘80-ta.
Problemi i komasacionit dhe eksproprijimit mund të zgjidhen vetëm përmes azhurnimit të dhënave kadastrale me pronarët aktual e ligjor. Pra ky problem mund të zgjidhet vetëm përmes një regjistrimi masiv të pronave, e që deri më tani nuk është trajtuar nga asnjë Qeveri e Kosovës. Shpresojmë që qeveritë e ardhshme ta trajtojnë së paku këtë problem vital të qytetarëve dhe t’i japin fund njëherë e përgjithmonë problemit të pronave të paluajtshme në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar me…