
Kadri Veseli i kërkon OVLUÇK-së ta anulojë protestën e 9 korrikut
04 korrik 2020
| 17:14
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka kërkuar Organizatës së Veteranëve të Luftës që të anulojnë protestën e paralajmëruar më 9 korrik.
Veseli përmes një video-mesazhi ka kërkuar anulimin e protestës për shkak të pandemisë.
“Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik”, ka thënë Veseli.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/1218631148478087