Kadri Veseli shërohet nga Covid-19

06 gusht 18:15

Pas qëndrimit në izolim sipas udhëzimeve të mjekëve dhe rekomandimeve të IKShPK-së, lideri i PDK-së, Kadri Veseli është kthyer me punët e përditshme në parti, duke u shëruar nga Covid-19

Me këtë rast, Veseli ka falënderon qytetarët, anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe miqtë e shumtë që e telefonuan dhe u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe.

“Faleminderit të gjithëve që më qëndruat afër gjatë kësaj kohe. Nuk kam pasur simptoma të rënda, por nuk ishte edhe situatë e lehtë izolimi. Shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që t’i mbani maskat, ta ruani distancën dhe t’i pastroni duart sa më shpesh, për ta ruajtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës me anë të një komunikate për medie…