Kadri Veseli vjen në Kosovë për të pamen e babait të tij

10 korrik 2021 | 14:58

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë konfirmuar për Klankosova.tv se Kadri Veseli është lejuar që të vijë në Kosovë për të pamen e babait të tij.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.

Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën, por në ceremoninë e varrimit nuk ishte i pranishëm Kadri Veseli. Ky i fundit iu kishte thënë familjarëve që ceremonia të vazhdojë edhe pa praninë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka postuar një fotografi në…