Kadriaj dhe Krasniqi urojnë martesën e Ermal Mullaabazit, djalit të heroit Selajdin Mullaabazi – Mici

01 gusht 2025 | 08:48

Sekretari i Degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, dhe nënkryetari Adhurim Krasniqi, kanë marrë pjesë në dasmën madhështore të Ermal Mullaabazit, djalit të heroit të kombit, komandant Selajdin Mullaabazi – Mici.

Në një atmosferë festive e të ngrohtë familjare, liderët e degës së PDK-së uruan nga zemra çiftin për jetë të lumtur dhe të begatë. Ata theksuan se kjo martesë është më shumë se një bashkim mes dy të rinjve – është vazhdim i një trashëgimie të lavdishme që ka rrënjë të thella në historinë e lavdishme të Kosovës.

Urimi i plotë nga Shaip Kadriaj, sekretar i degës së PDK-së në Zvicër:

“Nga zemra i urojmë Ermalit, djalit të dëshmorit të kombit Selajdin Mullaabazi – Mici, lumturi dhe begati në martesën e tij!

Trashëgimia e një familjeje që ka dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës na frymëzon përherë.

Martesa jote, Ermal, është një gëzim i madh për të gjithë ata që nderojnë sakrificën e prindërve tanë për liri.

Paç fat dhe dashuri në çdo hap të jetës së re! Urime nga zemra!”

Urimi i plotë nga Adhurim Krasniqi, nënkryetar i degës së PDK-së në Zvicër:

“I dashur Ermal,

Ti nuk je thjesht djali i një njeriu – ti je djali i një emri që qëndron i gdhendur në faqet më të ndritura të historisë sonë.

Babai yt, Selajdin Mullaabazi – Mici, ishte dhe mbetet simbol i guximit, i sakrificës dhe i dashurisë për atdheun.

Në ty jeton kujtimi, krenaria dhe lavdia e një zemre që dha gjithçka për liri.

Ti je biri i një legjende, por edhe dëshmia e gjallë e një trashëgimie që ndriçon përjetë.

Të uroj nga zemra një jetë martesore të lumtur, të dinjitetshme dhe të begatë.

U trashëgofshi brez pas brezi!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi deklaruan sot se…