
Kadyrov thotë se është afër Kievit
14 mars 2022
| 08:24
Në një video të publikuar nga kanali televiziv çeçen Grozny më 13 mars supozohet se lideri çeçen Ramzan Kadyrov është duke folur me luftëtarët çeçenë për një sulm që ata thonë se ndodhi afër Kievit, raporton Kyiv Independent.
Në një postim në rrjetin social “Telegram”, Kadyrov pretendoi se po i afrohej Kievit.
Ndërsa delegacionet e Ukrainës dhe të Rusisë pritet të zhvillojnë sot një raund të ri bisedimesh për paqe.