Kalimi i fundit në Tiranë para kryeministrisë, Fatos Nano përcillet për në varreza
02 nëntor 2025
| 13:30
Arkivoli me trupin e pajetë të ish-kryeministrit shqiptar ka bërë xhiron e fundit përpara kryeministrisë, ku Fatos Nano shërbeu 3 herë në krye të qeverisë shqiptare.
Ky është nderimi më i lartë që i bëhet një personaliteti shtetëror i cili ka mbajtur detyrën e kryeministrit.
Qindra njerëz ndoqën kortezhin duke duartrokitur dhe duke hedhur lule mbi arkivol.
Fatos Nano vdiq të premten në moshën 73-vjeçare. Ai do të varroset ne një ceremoni private familjare në varrezat e Sharrës në kryeqytetin shqiptar.



