
Kallas në Kosovë dhe Serbi, mediet serbe: Në Beograd arrin më 21 maj
20 maj 2025
| 12:37
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë dhe Serbi këtë javë.
Duke cituar informacione jozyrtare, mediumi serb “Blic” ka raportuar se Kallas do të shkojë në Serbi mbrëmjen e 21 majit, ndërsa programi zyrtar i vizitës do të fillojë më 22 maj.
Ky medium ka raportuar se gjatë bisedimeve të saj me zyrtarët serbë në fokus do të jenë dy tema – marrëdhëniet me Rusinë dhe dialogu me Kosovën.
Kallas derisa ishte në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian foli për pritshmëritë e Unionit për normalizim të marrëdhënieve.
“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, kishte thënë Kallas.