
Kallas takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë dhe dialogun
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas, është takuar sot në Prishtinë me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Takimi është zhvilluar në selinë e KFOR-it në kampin “Film City”.
Gjatë takimit, palët kanë shkëmbyer pikëpamje në nivelin më të lartë për stabilitetin rajonal, bashkëpunimin mes NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e diplomacisë ndërkombëtare në rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjeneral Barduani ka theksuar se bashkërendimi i ngushtë mes KFOR-it dhe Bashkimit Evropian mbetet thelbësor për tejkalimin e sfidave të sigurisë dhe garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.