Kamberi uron Kosovën për fitoren historike: Me këtë ekip dhe pasion, asgjë s’është e pamundur

16 nëntor 2025 | 08:30

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën, pasi “Dardanët” të shtunën siguruan për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi mposhti Slloveninë 0-2.

Kamberi tha se guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Playoff ndaj Sllovenisë ishte mahnitës.

“Urime të gjithë Kosovës!  Guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Play off ndaj Sllovenisë ishte mahnitës! Sikurse Shqipëria edhe Kosova bën hap të madh drejtë Botërorit 2026!”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Urime të gjithë Kosovës! 🇽🇰

Guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Play off ndaj Sllovenisë ishte mahnitës!

Sikurse Shqipëria rdhe Kosova bën hap të madh drejtë Botërorit 2026!

Të gjithë dardanët po tregojnë se ëndrra e madhe është edhe e arritshme.

Me këtë ekip dhe pasion, asgjë nuk është e pamundur!

Forca Dardania!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Zvicrës Granit Xhaka ka uruar Kosovën për fitoren…