Kamberi, Vuçiqit: Serbia duhet të kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë

22 qershor 2021 | 14:54

Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq duhet ta kuptojë se në dialogun me Kosovën  po bisedon me njerëz, fëmijët e të cilëve ishin vrarë nga paramilitarët serbë.

Në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku presidenti serb po raporton për dialogun Kosovë-Serbi, Kamberi ka thënë se sheh perspektivë në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. “Si pjesëtar i popullit shqiptar, unë shoh perspektivë në BE, por edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Formula për bashkëjetesën e popujve ballkanikë është mirëkuptimi, gjithçka tjetër ka çuar në konflikte të përgjakshme”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar se riciklimi i termave të viteve 1990 nuk kanë vend në dialog dhe se Serbia.

Sipas tij, Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë. “Gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i termave nga vitet 1990 nuk kanë vend në dialog. Unë e kuptoj që Serbia përfaqëson interesat e saj, por Serbia duhet ta kuptojë që ju jeni duke negociuar me njerëz, fëmijët e të cilëve u vranë nga akrepat (njësia paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave të viteve ’90) serbë. Sot duhet të kuptohet se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë”, ka deklaruar u Kamberi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Jetish Maloku,…