Kamioni përfshihet nga flakët afër Kalimashit – krijohet kolonë automjetesh

01 qershor 2025 | 23:31

Një kamion është përfshirë nga flakët në afërsi të Kalimashit në Shqipëri.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:30, të ditës së diel.

Në një video të dërguar në redaksinë e Telegrafit, shihet qartë se mjeti i tonazhit të rëndë është përfshirë tërësisht nga zjarri.

Tym i zi ngrihet në ajër, ndërsa flakët kanë kapluar veçanërisht pjesën e përparme të kabinës.

Aktualisht nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar nga zjarri, ndërsa në video shihet autoambulanca prania e policisë së shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykim efikas e me vendim meritor është kërkesa e familjes…