Kampioni i Kosovës në Bodybuilding, rrahet në vendin e punës

22 shkurt 2021 | 23:58

Bodybuilderi, Flamur Grabovci, është sulmuar në ambientet e punës nga tre persona, me peshë mbi 100 kg, e që ai i quan shumë të njohur.

Me anë të një postimi në rrjetin social, ‘Facebook’, Grabovci ka njoftuar për sulmin që tre persona ia kanë bërë në vendin e punës.

Ai ka theksuar se ka kaluar gjithçka tani dhe është shëndosh e mirë – por thotë se që nuk pajtohet assesi me faktin se si sulmohet një sportist në vendin e punës.

“Unë ju them juve publikisht që kurr hallall nuk do t’ua bëj, më sulmuat në vendin e punës aty ku e siguroj ushqimin e fëmijëve të mi”, ka shkruar Grabovci ndër tjera.

Vlen të potencohet se Grabovci është Kampion i Kosovës në peshën +80 kilogram dhe gjithashtu në të kaluarën ka korrur sukses edhe në Zvicër në Swiss Class.

Shkrimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Pas sulmit qe pata ne vendin e punes nga tre persona shum te njofshëm qe me

sulmuan per “tekat e tyre”morra shumë mesazha nga ju dashamir, per te kuptur per shendetin tim.

Jam shendosh e mire, kaloj gjithqka

edhe pse me selmuan 3 persona nga 100kg, vetem me preteksin qe te me gjunjezojnë dhe te behen shembull per forcen e tyre dhe te ja kan frigen sa me shum njerez ate nuk prej meje nuk do te arrin asnjher mua me gjunjozon vetem Alluhu dhe ati i perkulem kuse ju qe sulmuar kurr pa nal e pat qe as njeher nuk mundet mem perkulur se aty jam per te siguruar Buken e gojes.

Un ju them juve publikish qe kurr hallall nuk do te j’au bej, me sulmuan ne vendin e punes aty ku e siguroj ushqimin e femijeve te mi, por ate qe e deshte mas gjith atij sulmi ndaj nje sportisti, qe e perfaqeson Vendin e vet dhe qytetin e vet qe jam ne kemb prej ores 7 te mengjesit Zoti nuk do ta qon mision tend deri ne fund.

Kamerat e jane ne vendin e ngjarjes, shpresoj qe te poblikohen sa me shpejt qe te shohin gjith njerezit qysh sulmohet nje sportist ne vendin e punes, aty ku pregaditet per te brojtur ngjyrat e vendit dhe ku sigurohet buka e familjes pa kurqfar preteksi me skenar nenqmimi dhe njollosje tinxare, mbas shpines dhe ku prehet besa.

Rasti eshte ne dore te policisë dhe kam besim tek ky instucion. Do te maj shprese edhe ne Kryetarin e qytetit tim ne reagim e tij qe te jam shembull qysh duhet te mbrohet njeri ne vendin e punes.

Sot mu ndepre puna kerkoj falje gjithë juve klientave qe ju lash duke pritur per te filluar punen ?, sote mu nderpre pregatitja e garave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotomodelja kosovare, Vildane Zeneli ka treguar edhe njëherë asetet e…