Kanadezi Max Parrot fiton Medaljen e Artë tri vite pasi u diagnostikua me kancer

07 shkurt 2022 | 09:45

Max Parrot i Kanadasë fitoi medaljen e artë olimpike në snowboard – tri viet pasi u diagnostikua me kancer.

Rezultati i tij në garën e dytë prej 90.96 pikë i dha titullin, me 17-vjeçarin kinez Su Yiming që fitoi medaljen e argjendtë dhe kanadezin Mark McMorris që siguroi medaljen e bronztë.

Parrot u diagnostikua në fund të vitit 2018, por në korrik 2019 njoftoi se ishte pa kancer pas 12 raundeve kimioterapie.

“Ndihet e mrekullueshme. Kaq shumë kaluan në ato katër vitet e fundit. Herën e fundit që isha në Lojërat Olimpike, në Pyeongchang, mora një medalje argjendi, dhe më pas m’u desh të kaloja kancerin. Ishte një makth – është kaq e vështirë të përshkruaj atë që unë kam kaluar”, tha Parrot.

“Të kthehem këtu, në Lojërat Olimpike, përsëri në një podium, por me një medalje të artë, është një ndjenjë e mrekullueshme”, shtoi atleti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes…