Kancelari gjerman: NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë

17 mars 2022 | 13:18

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, duke rrezikuar kështu përshkallëzimin e konfliktit atje.

Gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Berlin, Scholz ka thënë se është detyrë e aleancës të mbrojë gjithë anëtarët e saj.

Gjermania është duke dërguar ndihma financiare dhe humanitare në Ukrainë, si edhe armatime, por ka përsëritur disa herë se nuk do të dërgojë atje avionë luftarakë për të zmbrapsur pushtimin rus.

“Fati i popullit në Ukrainë na prek thellësisht”, ka thënë Scholz, pas fjalimit të presidentit Volodymyr Zelensky para Bundestagut. “Putini po sjell vuajtje të tmerrshme dhe vdekje për popullin e Ukrainës. Ne qëndrojmë krah Ukrainës”, ka thënë ai.

Scholz ka theksuar se Putini është përgjegjësi kryesor për vdekjen e të rinjve rusë që janë pjesë e ushtrisë së tij./A2CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka reaguar pas…