Kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit nuk certifikohet nga KQZ-ja

21 gusht 2025 | 19:09

Valmira Selmani nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Polittike nuk ka rekomanduar certifikimin e kandidatit të PDK’së për kryetar të Deçanit. Ajo tha se Mushkolaj është anëtar i shërbimit të jashtëm.

“MPJD ka bërë një përkufizim, një interpretim të ligjit të anshëm dhe selektik në rastin e Korab Mushkolajt. Korabi prej datës 1 korrik 2025 mban funksionin e zyrtarit të lartë ceremonial në departamentin e protokollit të shtetit dhe kjo përgjegjësi hyn në kuadër të shërbyesve civilë dhe jo të shërbimit të jashtëm”, tha ai.

Ai tha se po bëhet një “interpretim i ngushtë ligjor” nga MPJD.

Elshani bëri të ditur se nga 4 gushti Mushkolaj ka bërë kërkesë për pezullim të vendit të punës por nuk i është dhënë pëlqimi nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turistët në një hapësirë prej shtatë miljesh të bregdetit Costa…