Kandidatja për deputete Merita Makolli vizitoi vendlindjen e Adem Demaçit

22 shtator 13:11

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli, ka qëndruar për vizitë në vendlindjen e Adem Demaçit në Lupç.

Ajo dhe bashkëpartiakët e saj kanë shpalosur para banorëve të këtij fshati programin e PDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit.Image may contain: one or more people and indoor“Lupç, në vendlindjen e Adem Demaçit. Baci jonë i dashur, mbrëmë ishim në Lupç, në fshatin që e bekoj Zoti me ty. U pamë, folëm e dertuam bashkë, ashtu siç doje ti. Por, më së shumti të pashë dhe fola me ty. Bac, gjarpërinjtë e gjakut nuk i pashë e as nuk i ndjeva. Po i djeg dhe po i ndjek një ilaç i ri, një frymë e re, në dekadë të re”, ka shkruar Makolli në llogarinë e vet në “Facebook”.Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and indoorPo ashtu, kandidatja për deputete, Merita Makolli është takuar edhe me banorët e fshatit Bërnicë, ku është pritur nga familja e Skender Halitit.

Ajo ka marrë mbështetjen e kësaj familje për ta realizuar vizionin e PDK-së për të nderuar të ardhmen për shtetin.Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

“Me Uranin në familjen e Skender Halilit. Si në shpi të mikut, lirshëm dhe këndshëm bashkëbiseduam për të djeshmen dhe të nesërmen, për brengat dhe rrugëdaljet. U takuam në të njëjtën pikë. Edhe ata donin ta ndërtojnë shtetin. Me zemër të qetë dolëm nga kjo shtëpi. Faleminderit Skender Halili”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.Image may contain: 1 person, sitting, living room, table and indoor

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin…