Kane paralajmeron largimin nga Tottenhami

30 mars 2020 | 11:15

Harry Kane nuk e përjashton mundësinë e një largimi të mundshëm ga Tottenham. Bomberi i “Spursave” ka rrëfyer në një videochat për Sky Sports Uk se mund të largohet në fund të këtij sezoni.

“A do të qëndroj?  Është një nga ato pyetje që nuk mund t’u përgjigjem as me po dhe as me jo. Unë i dua Spurs dhe do t’i dua përgjithmonë, por nëse nuk shoh që skuadra po rritet dhe po konkurron për objektiva të rëndësishëm, nuk mund të rri.
Mund të largohem shpejt, por mund të rri edhe përgjithmonë aty. Jam lojtar ambicioz dhe dua të jem pjesë e një klubi që lufton për objektiva madhorë, por edhe Tottenham mund të jetë një i tillë”, deklaroi Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kantoni më i prekur nga koronavirusi në Zvicër është Ticino.…