Kaos në Delvinë: Zjarri rrethon qytetin, braktiset spitali, banorët largohen nga paniku

13 gusht 2025 | 00:20

Qyteti i Delvinës po përjeton një situatë alarmante, ndoshta nga më të rrezikshmet në historinë e saj, teksa flakët kanë rrethuar kodrat dhe po përhapen me shpejtësi drejt banesave.

Situata është gati apokaliptike, teksa qielli është skuqur dhe qyteti është pushtuar nga tymi dhe hiri që e bëjnë gati të pamundur shikueshmërinë.

Në qendër të qytetit janë bllokuar dhjetra makina, të cilët besohet se janë banorë që kërkojnë të largohen të përfshirë nga paniku.

Në një njoftim të fundit, Ministria e Mbrojtjes thotë se ka urdhëruar Forcat e Armatosura dhe si dhe zjarrfikëset nga rrethet të shkojnë në qytet dhe të ndihmojnë në evakuimin e banorëve.

“Për shkak të flakëve që po afrohen me qytetin, shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve. Nuk ka rrezik për banesat”, njofton Ministria e Brendshme.

Spitali i qytetit është thuajse i mbyllur dhe mjekë e pacientë janë evakuuar për shkak të afrimit të flakëve. Ata janë vendosur përkohësisht në ambientet e Pallatit të Kulturës.

Më e rëndë situata paraqitet në periferi të Delvinës, aty ku flakët i janë afruar një impianti të madh dhe vendburimit të gazit si dhe disa puseve të naftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë dalë detaje të reja mbi zjarrin që përshiu gjithë…