
Kapen dy armë zjarri dhe një thikë në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona
Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë, si dhe është shoqëruar për në gjykatë një person i cili kishte urdhëresë nga gjykata.
Personat e dyshuar janë ndaluar për verifikim, derisa policia po kryente kontrolle rutinë në rrugën “Aziz Abrashi” në Fushë Kosovë.
Bëhet e ditur se ndaj të dyshuarve: J.G, mashkull 29 vjeç dhe F.G, mashkull 27 vjeç , me vendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Poashtu, policia njofton se personi i tretë me inicialet, M.K, mashkull, 46 vjeç është shoqëruar për në Gjykatën themelore pasi që i njëjti kishte urdhëresë aktive për veprën e njëjtë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.