
Kapet rreth një kilogram drogë në Pejë
11 korrik 2025
| 17:54
Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një bastisje në këtë qytet.
Klankosova mëson se në këtë bastisje është kapur rreth një kilogram drogë dhe dy armë, teksa lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Droga dhe armët janë sekuestruar, ndërsa personi i cili dyshohet për këto dy vepra penale, për momentin gjendet në arrati, ku policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.