Kapiteni Rron Ramadani, besnik i KH Kastrioti

20 qershor 2025 | 12:46

KH Kastrioti ka njoftuar se kapiteni Rron Ramadani nuk do të largohet nga skuadra. Ky klub e ka vlerësuar kapitenin si zëmren e skuadrës, kurse besojnë se Ramadanin në krye do të vazhdojnë të shkruajnë faqe të reja suksesi.

“Tifozë të dashur të KH Kastrioti, me krenari ju njoftojmë se kapiteni ynë, Rron Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit tonë edhe në sezonin e ri! Rroni është më shumë se një lojtar – ai është zemra dhe shpirti luftarak i skuadrës sonë, një udhëheqës i lindur me karakter të fortë dhe përkushtim të pakompromis ndaj fanellës që mban. Me të në krye, jemi të bindur që do të vazhdojmë të shkruajmë faqe të reja suksesi për hendbollin ferizajas. Sezoni i ri, e njëjta pasion – kapiteni ynë në ballë të betejave!”, thuhet në njoftimin e Kastriotit.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy artistë të dashur për publikun shqiptar, Nora Istrefi dhe…