
Kastrati: Nisma është alternativa e vetme në fshatin Burim
05 tetor 2021
| 13:31
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Burim.
Ai ka thënë se Nisma është alternativa e vetme në fshatin Burim.
“Si çdo herë edhe mbrëmë, përkrahja e madhe që kishim nga ky fshat, është mesazh i qartë se më 17 tetor do të fitojmë bindshëm, për të vazhduar qeverisjen e mirë edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë. Mbështetja për ne po rritet çdo ditë e më shumë, sepse qytetarët tanë i besojnë vizionit tonë për Malishevën Urbane”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.