Katari dhe Egjipti kërkojnë tërheqjen e Izraelit nga Gaza për të kaluar në fazën tjetër të armëpushimit

07 dhjetor 2025 | 13:18

Katari dhe Egjipti, garantuesit e armëpushimit në Gaza, bënë thirrje të shtunën për tërheqjen e trupave izraelite dhe vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi si hapat e nevojshëm të mëtejshëm në zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit.

Masat u përcaktuan në planin e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe OKB-ja, i cili kryesisht ka ndaluar luftimet, megjithëse Izraeli ka shënuar shkelje të armëpushimit qindra herë që nga hyrja në fuqi.

Hapat e saj fillestarë kërkuan që trupat izraelite të tërhiqeshin pas një “vije të verdhë” brenda kufijve të Gazës, ndërsa grupi militant palestinez Hamas liroi pengjet e gjalla që mbante ende dhe dorëzoi eshtrat e të gjithë të ndjerëve përveç njërit.

“Tani jemi në momentin kritik… Një armëpushim mund të përfundojë nëse nuk ka një tërheqje të plotë të forcave izraelite (dhe) nuk ka stabilitet në Gaza”, tha kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në Forumin e Dohas, një konferencë diplomatike vjetore, citon Guardian.

Pika kyçe ngërçuese kanë dalë gjithashtu në pah lidhur me zbatimin e fazës së dytë, e cila ende nuk ka filluar, duke përfshirë çështjen e çarmatimit të Hamasit.

Hamasi supozohet të çarmatoset sipas planit 20-pikësh të hartuar fillimisht nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ku anëtarët që çmontojnë armët e tyre do të lejohen të largohen nga Gaza. Grupi e ka refuzuar vazhdimisht këtë propozim.

Hamasi tha të shtunën se ishte gati t’ia dorëzonte armët e tij në Rripin e Gazës një autoriteti palestinez me kusht që të përfundonte pushtimi i ushtrisë izraelite.

“Armët tona janë të lidhura me ekzistencën e pushtimit dhe agresionit”, tha në një deklaratë kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya.

“Nëse pushtimi merr fund, këto armë do të vendosen nën autoritetin e shtetit”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, i tha forumit se bisedimet mbi forcën stabilizuese po vazhdonin, me pyetje kritike që mbeten në lidhje me strukturën e saj komanduese dhe cilat vende do të kontribuonin.

Fidan tha se çarmatimi i Hamasit nuk duhet të jetë përparësia kryesore në Gaza.

“Duhet t’i vendosim gjërat në rendin e duhur, duhet të jemi realistë”, tha ai në forum.

Ai gjithashtu i kërkoi ShBA-së të ndërhyjë tek kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, për të siguruar që plani të ketë sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka ka reaguar në rrjetin social “Instagram” pas humbjes…