
Katari konfirmon sulmin e Iranit kundër bazës amerikane
23 qershor 2025
| 19:45
Katari ka konfirmuar se forca e armatosur iraniane ka nisur sulm kundër bazës amerikane në Doha.
Sulmi duket se është kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore amerikane kundër tri objekteve bërthamore të Iranit – Fordo, Natanz dhe Isfahan më 22 qershor, raporton Rel.
Sulmet e SHBA-së në Iran pasuan sulmin e befasishëm të Izraelit ndaj qendrave bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur disa herë se Teherani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën Izraelit, ndonëse Irani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore.