Katër institucione vartëse të MKRS-së çelin ekspozitë për Ditën e Çlirimit

09 qershor 2025 | 14:59

Nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK), Instituti për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (AShAK) dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës (MKK), me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës – 12 Qershorit, të mërkurën, më 11 qershor, me fillim nga ora 11:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës çelin ekspozitën  “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”.

Në këtë ekspozitë do të paraqiten: libra, monografi dhe periodikë nga koleksioni i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës; Dokumente historike, fotografi dhe video nga fondi i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë; Dokumente të përzgjedhura nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës; Artefakte nga fondi i Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Do të flasin: kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv  i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Vjollca Aliu, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Mehmed Xhemajli, u. d. Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Po ashtu, do të shfaqet edhe një film dokumentar përgatitur nga IKKL.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur bëhet fjalë për largimin e insekteve nga shtëpia, të…