Katër klube gjermane në garë për Asllanin

21 maj 2025 | 16:08

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani është ndër futbollistët më të kërkuar në Gjermani në këtë afat kalimtar të verës. Shkëlqimi i Asllanit të Elversbergu ka bërë që gati gjysma e skuadrave nga Bundesliga të shprehin interesim për transferimin e tij.

I huazuar nga Hoffenheimi, Asllani ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesligën 2, duke shënuar 18 gola dhe bërë 9 asistime për ta ndihmuar Elversbergun të siguroj plejofin e Bundesligës. Borussia Monchengladbachu, Werder Bremeni, Freiburgu e Stuttgarti veçse kanë interes për Asllanin, ndërsa në fillim të këtij viti e kishin kërkuar edhe Union Berlini e Kolni. Vlera e 22-vjeçarit në treg është rreth 4 milionë euro kurse Asllani ka kontratë me Hoffenheimin deri në verën e vitit 2026.

Po ashtu, Asllani ka tërhequr interesim edhe jashtë Gjermanisë, pasi po monitorohet edhe nga Sportingu, Fenerbahçe, Anderlechti e Lille.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ferizajt ka filluar përgatitjet për edicionin e ri…