
Katër shtete mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
05 mars 2020
| 11:43
Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia njëzëri e mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
“Këtë e konfirmuan sot, në Tiranë, ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz, i Letonisë, Edgars Rinkeviçs, i Lituanisë, Linas Antanas Linkeviçius dhe nënsekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Märt Volmer”.
“Bashkërisht u pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar bisedimet për anëtarësim dhe tani është radha e BE-së për të marrë vendimin e madh”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.