Katër skenarët e mundshëm për t’i dhënë fund konfliktit Izrael – Iran

22 qershor 2025 | 08:34

Ndërsa i afrohemi ditës së dhjetë të krizës midis Izraelit dhe Iranit, fokusi është nëse diplomacia mund të ketë sukses dhe, nëse jo, nëse presidenti Donald Trump do të merr vendim për të përdorur forcën ushtarake amerikane për të shkatërruar atë që ka mbetur nga infrastruktura bërthamore e Iranit – Fordow.

Situata nga e shtuna, dy ditë pasi Trump dha dy javë për të testuar diplomacinë, dukej se kishte arritur një gjendje të qëndrueshme.

Kjo përfshin kontrollin e qiellit iranian nga Izraeli dhe goditjen e objektivave sipas dëshirës, si dhe që Irani të jetë ende në gjendje të lëshojë breshëri raketash, megjithëse në numër më të vogël, në Izrael.

Ushtarakisht, ky ekuacion në fund të fundit favorizon Izraelin, pozicioni i të cilit ka të ngjarë të forcohet më tej këtë javë.

Janë katër skenarë të mundshëm, shkruan CNN.

Zgjidhje diplomatike

Ky mbetet rezultati i preferuar. Por pas bisedimeve të kësaj jave në Gjenevë midis Iranit dhe aleatëve evropianë, situata nuk duket mirë. Ato bisedime nuk çuan askund. Irani mbajti qëndrimet e tij që nga para krizës. SHBA nuk ishte e pranishme dhe i gjithë sfondi – hoteli Intercontinental në Gjenevë, ku u negociua marrëveshja bërthamore me Iranin 10 vjet më parë, kujtonte një epokë tjetër.

Mund të ketë më shumë angazhime të drejtpërdrejta në vazhdim me SHBA-në dhe Iranin ndoshta përmes Katarit dhe Omanit, por përveç kësaj, pista diplomatike nuk ka tërheqje të vërtetë.

Kjo është për të ardhur keq, pasi është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund krizës, dhe e tëra çfarë Irani duhet të bëjë është t’i sinjalizojë të dërguarit të Trump, Steve Witkoff, se është i përgatitur të bjerë dakord me propozimin që ai i paraqiti Iranit rreth gjashtë javë më parë.

Ky propozim thuhet se është i ekuilibruar, duke rezultuar në heqjen dorë nga programi i tij i pasurimit të uraniumit.

Refuzimi i Iranit për t’u angazhuar drejtpërdrejt në këtë propozim si para krizës ashtu edhe veçanërisht tani mund të jetë një gabim fatal.

SHBA ndërhyn ushtarakisht për të shkatërruar Fordow

SHBA po vazhdon të pozicionojë asete ushtarake në Lindjen e Mesme dhe së shpejti do të kenë tri grupe sulmi.

Trump ka dhënë qartë urdhrin për t’u pozicionuar dhe për t’u përgatitur për një sulm.

Kjo mund të ndihmojë në përforcimin e diplomacisë pasi Irani duhet ta dijë se në fund të afatit dy-javor, SHBA është e përgatitur të përdor forcën për ta bërë Fordow të paoperueshëm dhe Irani nuk ka shanse të mbrohet.

Sa më shumë që SHBA duket se po përgatitet për një operacion të tillë, aq më shumë ka gjasa që Irani të jetë gati në fund për të bërë një marrëveshje që SHBA mund ta pranojë.

Në fund të kësaj periudhe, Irani duhet të kuptojë se nuk do të ketë objekte pasurimi – aktualisht, dhjetë kaskada centrifugash shumë të përparuara – në Fordow.

Izraeli gjen një mënyrë për të shkatërruar Fordow

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli mund të ketë mënyra për të shkatërruar Fordow pa SHBA-në.

Kriza thjesht vazhdon

Izraeli mund të deklarojë fundin e operacioneve të mëdha.

Irani do të përgjigjej, por nga një perspektivë izraelite dhe amerikane do të kishte një pikë përfundimtare pasi Fordow të shkatërrohet së bashku me strukturat e tjera kryesore bërthamore në Natanz dhe Isfahan, të cilat janë tashmë të dëmtuara.

Kursi më i mundshëm është që kriza thjesht të vazhdojë.

Kjo do të thoshte që Izraeli vazhdon të kontrollojë hapësirën ajrore të Iranit, të godasë objektiva.

Irani vazhdon të grumbullojë breshëri bombash herë pas here, por rezervat e tij të raketave dhe lansuesit do të shterohen.

Ky skenar është një fund i papërfunduar me Iranin që ende ka aftësi masive pasurimi, por Izraelin që qëndron pezull mbi Iranin për t’u siguruar që ato nuk do të përdoren kurrë, ndërsa diplomacia e re vazhdon në sfond.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se objektet bërthamore të Iranit…