KB Bashkimi prezanton fundorin amerikan Isaiah Cousins

05 gusht 2025 | 12:50

Skuadra elitare e basketbollit të Kosovës, KB Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e fundorit amerikan Isaiah Cousins, një prej përforcimeve më të bujshme të klubit për sezonin e ri 2025/26. Me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe një sezon të jashtëzakonshëm në bagazh, Cousins pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës prizrenase.

31-vjeçari në Prizren vjen nga skuadra e Inter Bratislava në Sllovaki, ku ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në ligën sllovake, Cousins ka regjistruar mesatare prej 18.4 pikësh, 5.0 kërcimesh dhe 4.3 asistimesh për ndeshje, ndërsa në ENBL, ligën e Evropës Qendrore dhe Veriore, ai u shpall MVP i sezonit 2024/25, me statistikë mbresëlënëse prej 22.3 pikësh, 4.5 kërcimesh, 4.7 asistimesh dhe 1.5 topa të vjedhur për ndeshje.

“Isaiah Cousins, MVP i ligës ENBL për sezonin 2024/25, fundori amerikan me përvojë ndërkombëtare, është përforcimi ynë i radhës për sezonin 2025/26. Cousins vjen pas një sezoni shumë të mirë me Inter Bratislava në Sllovaki, ku shkëlqeu si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.. Mirë se erdhe në Prizren, Isaiah!”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë,…