KB Peja prezanton amerikanin Cesare Edwards

14 gusht 2025 | 12:05

KB Peja ka njoftuar se Cesare Edwards është përforcimi më i ri. 22-vjeçari amerikan luan në pozitën e qendrës, derisa klubi pejan pret shumë nga Cesare në edicionin 2025/26.

“Qendra amerikane, 22-vjeçari Cesare Edwards (207cm), do të jetë pjesë e KB Peja për edicionin 2025/26. Edwards në sezonin 2024/25 ishte pjesë e Georgia St. University në NCAA1, ku luajti me mesatare prej 16.4 pikë, 7.2 kërcime për ndeshje. Cesare është transferimi i radhës i KB Peja për këtë verë. Skuadra jonë po shkon drejt kompletimit, për të qenë së bashku me 25 gusht kur edhe nisim stërvitjet parasezonale nën drejtimin e Greg Gibson”, thuhet në njoftimin e Pejës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej…