KB Rahoveci 029 ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci

16 janar 2026 | 12:04

Klubi i Basketbollit  (KB) Rahoveci 029 ka njoftuar zyrtarisht se, me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci.

Trajneri Loci ishte pjesë e klubit për një sezon e gjysmë, periudhë gjatë së cilës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në inkuadrimin dhe zhvillimin e skuadrës.

Me përkushtim, profesionalizëm dhe punë të palodhshme, ai ka lënë gjurmë pozitive në rrugëtimin e klubit, duke ndihmuar në ndërtimin dhe konsolidimin e ekipit.

KB Rahoveci 029 ka falënderuar trajnerin Bujar Loci për angazhimin dhe korrektësinë e treguar gjatë gjithë bashkëpunimit, duke i uruar suksese dhe mbarësi në vazhdim të karrierës së tij profesionale. “Faleminderit për gjithçka, Buki!”, është thënë në njoftimin e KB Rahoveci 029.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yjet e serialit Game of Thrones, Jason Momoa dhe Emilia…