KB Ylli vendos për trajneri e ri

02 qershor 2021 | 16:33

Kampioni i Kosovës në basketboll, KB Golden Eagle Ylli e ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Adis Beçiragiç.

Ky i fundit do të jetë pjesë e skuadrës nga Suhareka edhe për dy vite të tjera.

“Adis Beçiragiç edhe për dy sezone pjesë e Golden Eagle Yllit. Pas triumfit historik në Ligen Unike dhe Superligën e Basketbollit, klubi ka vendosur që timonin e drejtimit për dy vitet e ardhshme t’ia besoj Adis Beçiragiç”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Yllit.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç me siguri shumë prej nesh e dimë, cigarja është…