KEDS-i po dyfishon kapacitetet e rrjetit në Prishtinën e Re

08 tetor 2025 | 14:20

Transformimi i madh i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Prishtinë ka hyrë në një fazë të re vendimtare.

Të mërkurën është bërë konvertimi i Daljes Veterniku 1 nga 10 kV në 20 kV, duke përfshirë mbi 20 trafostacione të saj.

KEDS-i ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të projektit të madh të konvertimit të Nënstacioneve Prishtina 6 dhe Prishtina 7 dhe krijimit të unazave ndërmjet tyre, që tashmë është përfunduar me sukses.

“Ky sistem i ri i unazave nënkupton se rrjeti i tensionit të mesëm në kryeqytet do të ketë alternativa furnizimi. Pra, nëse ndodh një prishje, konsumatorët nuk do të mbeten pa energji elektrike, por do të furnizohen përmes daljeve alternative. Ky është një standard i avancuar i sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit, që deri më tani ka munguar në shumë zona të Prishtinës”, ka njoftuar KEDS-i.

Më tej në njoftim theksohet se para dhjetorit, gjithçka parashihet të jetë e gatshme në komplet pjesën jugore të Prishtinës, duke përfshirë edhe një prej qendrave më të rëndësishme të vendit – QKUK-në.

“Spitali kryesor i Kosovës tashmë është i mbrojtur me tri lidhje alternative dhe konvertimi i Daljes nga 10kV në 20kV është bërë gjatë fundjavës së kaluar. Kjo garanton stabilitet maksimal për furnizimin me energji, sidomos në situata të mbingarkesave. Ky projekt sjell një dyfishim të kapaciteteve të furnizimit për Prishtinën e re, që përfshin gjithë jugun e kryeqytetit me rreth 20 Dalje të tensionit të mesëm. Përfitimet janë të drejtpërdrejta: një rrjet më i fuqishëm, më i besueshëm, më i sigurt dhe i përgatitur për nevojat në rritje të qytetit”, thuhet në njoftim, duke shtuar se konvertimi i rrjetit nga 10kV në 20kV nuk është thjesht një modernizim teknik – është një hap drejt përputhjes me standardet evropiane të shpërndarjes së energjisë, duke i siguruar Prishtinës jo vetëm kapacitete të dyfishuara, por edhe një nivel krejt tjetër të cilësisë së shërbimit. “Nga Veterniku, që tashmë është shembull i këtij transformimi, e deri te çdo lagje e jugut të kryeqytetit, ky projekt shënon një kthesë historike në rrugën e modernizimit të energjisë elektrike në Kosovë”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur fjalë të mëdha…